leoni

Kryeministri Edi Rama, mbajti sot fjalën e rastit në debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi llogaridhënien ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama, mbajti sot fjalën e rastit në debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi llogaridhënien ndërkombëtare

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, mbajti sot fjalën e rastit në debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi llogaridhënien ndërkombëtare, vendosur në rendin e ditës nga Shqipëria si një ndër prioritetet e programit të Shqipërisë  në këtë këshill. Nga selia e OKB-së në Nju-Jork, Rama tha se “Krimet nuk duhen e nuk të mbeten të pandëshkuara”. Ai theksoi se “Shqipëria ka qenë e do të vazhdojë të jetë në ballë të përpjekjeve për të vënë në vend drejtësinë e për të parandaluar krimet e mëtejshme e të ardhshme”. “Dallimet në opinione, mosmarrëveshjet për ndasitë nuk janë të pazakonta për këtë Këshill, apo më gjerë për anëtarësinë e OKB-së. Ato janë pjesë e jetës, përfshi jetën ndërkombëtare por ato amplifikohen më shumë nëse ne përqendrohemi vetëm te momenti i tanishëm, tek politika e ditës dhe tek interesat e ngushta. Sërish në themel të këtyre argumenteve të qarta qëndron vlera themelore që ekzistojnë ende dhe janë ato që e bëjnë bashkë këtë bashkësi ndërkombëtare. Këto vlera përfaqësojnë lidhjen morale që e bëjnë komunitetin ndërkombëtar një bashkësi ku shuma e përgjithshme është gjithmonë më e madhe se pjesët e veçanta. Këto vlera e norma sanksionohen në atë që ne e quajmë rëndom e drejta ndërkombëtare. Ato shfaqin kuptimin e tyre të vërtetë dhe fuqinë e tyre reale në kohë vështirësish, krizash e konfliktesh, e luftërash”, tha Rama. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …