Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bashkë më delegacionin qeveritar nga Tirana qëndron sot në Bruksel për të nisur bisedimet për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nesër do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare BE-Shqipëri. Kjo konferencë do të zhvillohet paraditen e 19 korrikut, dhe është parashikuar që takimi të zgjasë 90 minuta dhe më pas do të ketë edhe një konferencë për shtyp. Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa delegacioni i BE-së do të kryesohet nga ministri i Jashtëm çek, si vendi që ka Presidencën e radhës së BE-së, ndërkohë që do të marrin pjesë edhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme, Borrel dhe Komisioneri për zgjerimin, Varhelyi. Ky veprim u mor pasi Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar dy ditë më parë propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, duke i hapur kështu rrugën procesit të integrimit evropian për Meqedoninë dhe Shqipërinë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …