Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se nga data 10 qershor plazhet në vend do të jenë të hapura për të gjithë. “Greqia ka vendosur t’i hapë plazhet në korrik, të tjerët nuk kanë vendosur ende, ndërsa ne do t’i hapim nga 1 qershori vetëm për hotelet dhe pas 10 qershorit për të gjithë, pa përjashtim”, ka deklaruar Rama. Ai ka deklaruar se gjatë kësaj jave do të ngrihet një autoritet i përkohshëm licencues i plazheve nga subjektet private, ndërkohë që të gjitha të ardhurat do t’u kalojnë bashkive. “Asnjë kontratë nuk do të njihet nëse nuk miratohet nga ky autoritet dhe asnjë bashki nuk mund të japë kontratë të re pa miratimin e autoritetit”, ka deklaruar Rama.
