Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të sjellë sa më parë vaksinën anti-COVID në Shqipëri. Kreu i qeverisë ka theksuar në një postim në rrjetin social se do të lëvizë çdo gur që vaksina kundër COVID të vijë sa më parë në vendin tonë. “Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër armikut të padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri! Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar ai.
