Kryeministri Rama, po qëndron në Turqi në kuadër të ceremonisë për Lojërat e Solidaritetit Islam dhe për takime pune

Kryeministri Rama, po qëndron në Turqi në kuadër të ceremonisë për Lojërat e Solidaritetit Islam dhe për takime pune

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron për një vizitë në Turqi në kuadër të ceremonisë për Lojërat e Solidaritetit Islam dhe për takime pune. Rama ka bërë të ditur me këtë rast  se vizita po  realizohet me ftesë të kryetarit  turk , Rexhep Tajip Erdoğan.

Me ftesë të Presidentit Erdoan për ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare, si dhe për një takim të rëndësishëm pune në Ankara mbi ecurinë e projekteve të bashkëpunimit”, ka shkruar Rama. Lojërat Solidaritetit Islam do të mbahen në Konya të Türkiye-s, ku ceremonia e hapjes do të zhvillohet sot dhe vazhdojnë deri më 18 gusht, ndërkohë do të marrë pjesë edhe ekipi olimpik nga Shqipëria. Ky aktivitet i rëndësishëm duhej të mbahet gjatë vitit të kaluar, por që u shty për shkak të spostimit të Lojërave Olimpike Verore prej situatës së krijuar nga pandemia. Në këtë edicion marrin pjesë 55 shtete, me një numër total prej 6000 sportistësh, të cilët do të konkurrojnë në 380 vende në 19 disiplina sportive.

Shqipëria do të konkurrojë me 13 sportistë, në disiplina si atletika, çiklizmi, karateja, mundja, noti, pingpongu  dhe xhudoja.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …