Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë njëditore pune në Hamburg, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Shqipëri-Gjermani. Më herët, kryeministri Rama u prit në një takim të veçantë nga kryetari i parë i Bashkisë së Hamburgut, Olaf Sholc. Siç bën të ditur Kryeministria, takimi u përqendrua kryesisht në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, për të cilin Scholz (zyrtar i lartë i Partisë Social-Demokrate Gjermane) shprehu mbështetjen maksimale. Rama dhe Scholz biseduan edhe për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, si edhe për krizën e refugjatëve me të cilën përballet Europa.
