Pak minuta pasi Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e negociatave në mes të Shqipërisë dhe BE, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Ai ka thënë se me këtë rekomandim, konfirmohet se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces. “Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Evropian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces. Në 15: 00 komunikim i përbashkët publik me ambasadorin e BE-së”, ka shkruar Rama.
