Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është zotuar se tani e tutje nuk do të tolerohet asnjë ofendim nga përfaqësuesit e qeverisë serbe, duke iu referuar sidomos deklaratave të fundit të ministrit të Mbrojtjes Aleksandër Vulin. Ai u shpreh se ministria e Jashtme e ka thirrur ambasadorin serb në Tiranë për t’i përcjellë Serbisë një notë verbale mbi këtë deklaratë. “Ministria për Punët e Jashtme të Shqipërisë ka vazhduar më tutje me procesin, ambasadori i Serbisë është thirrur apo do të thirret, për t’i bërë me notë verbale vënien në dijeni të shtetit serb se asnjë gojë e shthurur në qeverinë e Serbisë nuk mund të lëndojë qeverinë e Shqipërisë, apo figurën e një ministrit apo kryeministrit të Shqipërisë. Rama ka ritheksuar se Porti i Durrësit do të jetë “de facto” port i Kosovës, ndërsa kjo deklaratë për Vulin është shenjë e qartë, që Rama po punon për krijimin e Shqipërisë së Madhe.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …