Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është treguar i ashpër me kryebashkiakët, që i ka paralajmëruar për masa shtrënguese për detyrimet e prapambetura. Në takimin që zhvilloi në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Rama tha se të gjithë kryebashkiakët duhet të fillojnë të mendojnë seriozisht si të shtojnë të ardhurat financiare. “Dua të ndalem shkurtimisht në disa aspekte. Së pari, në aspektin e detyrimeve të prapambetura, siç edhe në fakt e kemi diskutuar më parë dhe siç kam pasur rastin t’ua komunikoj, ne do të hyjmë në një fazë shtrëngimi pa tolerancë, në bazë të parametrave të dakordësuara, jo kot. Kjo është e domosdoshme, sepse nuk mundet dot që akumulimi historik i borxheve të bëhet një rrugë e hapur edhe për vitet që kemi përpara. Kjo është e pamundur. Nga ana tjetër, rritja e performancës nga bashkitë është prioritet. Nuk ka si të rritet performanca e tyre, nëse nuk forcohen financat e tyre. Nëse bashkitë nuk fillojnë realisht dhe seriozisht të mendojnë si të shtojnë të ardhurat financiare, do ketë shtrëngim. Është e dhëna më dramatike e të gjithë këtyre 30 viteve, që volumi i aktiviteteve që lidhin direkt bashkitë me krijimin e të ardhurave jobuxhetore, është minimal, afër zeros, tha Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …