Kryeministri Ramush Haradinaj bëri edhe homazhe në Meje të Gjakovës

Kryeministri Ramush Haradinaj bëri edhe homazhe në Meje të Gjakovës

Kryeministri Ramush Haradinaj mori pjesë në Tubimin Qendror Përkujtimor në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës. Gjatë fjalës para pjesëmarrësve, ai tha se do të kujdeset që ky Kompleks, që është nderi i shqiptarëve, të na nderojë edhe në mënyrën se si do t’i tregohet vetes dhe botës për të vërtetën tonë, sakrificën dhe çmimin tonë për liri. Kosova e ka fatin e madh dhe ky vend e dëshmon që ne dëshirojmë t’i takojmë popujve të lirë. Në Mejë na ruajnë varret dhe gjaku i martirëve, të cilët janë nderi ynë, theksoi në mes tjerash, kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …