Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Shqipëri, është pritur në takim nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në takim, të dy kryeministrat kanë biseduar për zhvillimet politike në rajon dhe për aktivitetet që do të organizohen në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Ata, po ashtu kanë biseduar edhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mbledhjen e dy qeverive, në veçanti ato në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës.
