Në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Poznan të Polonisë, kryeministri, Ramush Haradinaj është takuar me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May. Gjatë bisedës së zhvilluar, ai e njoftoi kryeministren britaneze për zhvillimet politike në Kosovë, dhe shfaqi vendosmërinë për fuqizimin e partneritetit bilateral mes dy vendeve dhe duke kërkuar mbështetje në proceset rajonale, veçmas në finalizimin e dialogut me Serbinë, konkretisht në arritjen e një marrëveshjeje, finale, me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Unë e falënderova kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May për qëndrimin konsistent të Britanisë së Madhe kundër idesë për ndryshim kufijsh dhe këmbim territoresh, si dhe për ndihmën e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për fuqizimin e sundimit të ligjit, avancimin e administratës publike dhe zhvillim ekonomik në Kosovë, deklaroi kryeministri, Ramush Haradinaj.
