Haradinaj

Kryeministri, Ramush Haradinaj pritet të realizojë së shpejti vizitë në Mal të Zi për të biseduar lidhur me demarkacionin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj  së shpejti do të realizojë një vizitë në Mal të Zi. Gjatë qëndrimit në Podgoricë, ai do të pritet në takime nga autoritetet më të larta të këtij vendi. Temë qendrore e bisedave do të jetë çështja e demarkacionit në mes të Malit të Zi dhe Kosovës, e nënshkruar vite më parë në Vjenë nga Qeveria e atëhershme e Kosovës por e kundërshtuar nga partitë opozita ku bënte pjesë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e drejtuar nga lideri i saj, Ramush Haradinaj. Pas ardhjes në krye që Qeverisë, kryeministri Haradinaj shkarkoi  Komisionin për Demarkacion me në krye Murat Mehën dhe në vend të tij ka emëruar ekspertin, Shpejtim Bulliqi, i cili po ashtu e kundërshtonte një Marrëveshje të tillë të shënimit të kufirit me Malin e Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje

Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …