leoni

Kryeministri, Ramush Haradinaj, priti në takim gjeneralin e luftës Sami Lushtaku dhe deputetin Mërgim Lushtaku

Kryeministri, Ramush Haradinaj, priti në takim gjeneralin e luftës Sami Lushtaku dhe deputetin Mërgim Lushtaku

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti luftëtarin e lirisë, gjeneralin e luftës dhe kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku dhe deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mërgim Lushtaku, me të cilët ka biseduar për aktualitetin politik të vendit, thekson komunikata. Në takim u bisedua për dinamikën e re që është instaluar në qeverisje, duke i dhënë prioritet zgjidhjes së temave të rënda, që janë neglizhuar nga qeverisjet e kaluara. Në takim u fol për trajtimin e kategorive të luftës, ndërsa  kryeministri Haradinaj i njoftoi bashkëbiseduesit se ka ndërmarrë hapa dhe veprime konkrete, që veteranët dhe invalidët e luftës si dhe kategoritë tjera përfituese nga shteti, të mos presin me muaj pagat dhe pensionet e tyre si dhe për përgatitjet që po bëhen për vitin jubilar, dhjetë vjetorin e pavarësisë së vendit, që erdhi si rezultat i luftës së UÇK-së dhe mbështetjes së aleatëve të Kosovës, ShBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe shteteve tjera të perëndimit.

“Takova Gjeneralin e luftës Sami Lushtakun sot kur po e shënojmë përvjetorin e 20-të, të rënies për liri të Adrian Krasniqit dhe më këtë dua të jap mesazhin se vlera më sublime dhe e arritura më e madhe e shqiptarëve, pas Pavarësisë së Shqipërisë më 1912 është pikërisht lufta çlirimtare dhe shtetndërtimi i Kosovës, prandaj, të gjallët dhe të rënët e kësaj lufte duhet të jenë udhërrëfyes për lidershipin e vendit”, ka thënë kryeministri Haradinaj. Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe deputeti Mërgim Lushtaku janë zotuar se kryeministri Haradinaj do ta ketë mbështetjen e tyre të pakursyer politike, në përmbushjen e mandatit qeverisës në mënyrë shembullore, e në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …