Kryeministri Haradinaj priti në takim ish Kryetarin e Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq

Kryeministri, Ramush Haradinaj priti në takim ish Kryetarin e Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq. Ai uroi kryeministrin Haradinaj për detyrën e re dhe shtoi se Kosovës dhe popullit të saj i dëshiron sukses në rrugën euroatlantike. Ish kryetari i Kroacisë, Stjepan Mesiq shtoi më tutje se funksionet politike janë kalimtare por miqësia me liderin Ramush Haradinaj dhe popullin e Kosovës do të jetë e përjetshme. Ndërkohë, kryeministri Haradinaj tha se ish kryetari i Kroacisë, Stjepan Mesiq e ka ndihmuar Kosovën dhe popullin e saj në të gjitha etapat, që nga lëvizja paqësore në vitet ’90 e deri te lufta çlirimtare si dhe rrugëtimi i vendit drejt pavarësisë, e deri në ditët e sotme. Në Kosovë jeton një komunitet i vogël kroat dhe unë si kryeministër i vendit, në asnjë moment nuk do t’i lë ata të vetëm por gjithmonë do të jem pranë tyre, theksoi kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …