Kryeministri i Kosovës, zotëri Ramush Haradinaj, u prit me ceremoni ushtarake nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha. Pas intonimit të himnit të Kosovës, kryeministri, Haradinaj dhe ministri Berisha parakaluan para Njësisë Ceremoniale të FSK-së. Fillimisht, ministri Berisha dhe kryeministri Haradinaj zhvilluan një takim kokë më kokë dhe pastaj vazhduan takimin e përbashkët, në të cilën ishin të pranishëm; zëvendës-sministrat e FSK-së, Brahim Mehmetaj dhe Agim Çeku, sekretari i përgjithshëm, Shkelzen Sylaj, gjeneralët e FSK-së, atasheu i Mbrojtjes së SHBA-ve, drejtori i Ekipit Këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s për FSK, si dhe stafi i lartë i Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
