Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe ka vendosur që deri në fund të vitit ta mbyllë Zyrën e saj Ndërlidhëse në Kosovë një çerek shekulli pas hapjes së saj. Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico duke  folur për këtë vendim, ka thënë se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, të paktën derisa ai është kryeministër. E shihni, Sllovakia përmendet gjithmonë kur flasim për mendimin tonë për integritetin territorial. Për sa na përket neve nuk kemi çfarë të ndryshojmë. Pra, e thashë pikërisht në konferencën për shtyp, me presidentin. Tani po, në forume ndërkombëtare ndonjëherë na pyesin nëse do të ndryshojmë mendimin tonë, nëse duam ta shikojmë çështjen ndryshe, dhe unë gjithmonë përgjigjem jo. Ai ka thënë se ushtarët sllovakë duan të kthehen në misionin e KFOR-it në Kosovë, dhe  këtë  kërkesë ia ka kumtuar edhe Aleksandër Vuçiqit.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …