Kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq do t’i lejohet nesër hyrja në territorin e vendit tonë. Pas një periudhe heshtje nga ana e Qeverisë së Isa Mustafës, kryeministrit serb tashmë i është dhënë leja për të realizuar vizitën e tij të paralajmëruar. Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, është shprehur se organet e rendit do të jenë përgjegjëse për t’i ofruar përcjellje çdo personaliteti të nivelit të lartë që viziton Kosovën.