Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po qëndron në Beograd për të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm, pasi liderët e Ballkanit bashkë me ata të BE-së do të diskutojnë për sigurinë në rajon. Rama, i cili konsiderohet ndër të ftuarit më të rëndësishëm, do të bëjë hapjen e samitit dhe më pas do të takojë kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Pastaj, Rama pritet të takojë një delegacion të shqiptarëve të Preshevës. Politikanë nga ky rajon po qëndrojnë në Beograd për të diskutuar problemet e tyre më të rëndësishme gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar, i cili më pas do të niset për në forumin e biznesit në Nish. Gjatë qëndrimit në Serbi, Rama promovon edhe librin e tij “Kurban”. Ai gjatë dy viteve tri herë e ka vizituar Serbinë.
