Me 94 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë miratoi të hënën marrëveshjen me kompaninë “Pfizer”, përmes së cilës qeveria ka siguruar 500 mijë doza për vaksinën kundër COVID-19. Kryeministri Edi Rama publikoi tre skenarë, ku më ambiciozi sipas tij është vaksinimi i popullatës brenda 14 muajve të ardhshëm. Negociatat me “Pfizer”, Rama i cilësoi të vështira teksa bëri të ditur se qeveria është në komunikim me kompani e shtetet të tjera. Për t`ju përgjigjur dyshuesve e për të vërtetuar efektshmërinë e vaksinës, Rama tha se mjekët do të bëjnë transparentë nivelin e antitrupave. Kryeministri iu kthye sërish rastit të korrupsionit në Spitalin “Shefqet Ndroqi” ku kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për denoncimin e rasteve të tilla.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …