Zyra e shtypit në kryeministri shpërndau një njoftim të shkurtër për mediat pas takimit të Edi Ramës me kancelaren Angela Merkel. Sipas njoftimit këto ishin cështjet e diskutuara. Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë Angela Merkel. Në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu kryeministri Rama foli edhe për pritshmëritë e qeverisë shqiptare për raportin e Komisionit Evropian që pritet të publikohet ne fund te muajit maj. Kryeministri Rama e falënderoi Kancelaren për vemendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që Gjermania ka dhenë për ta shtyrë më tej rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Në takim u diskutua gjithashtu edhe për rajonin dhe domosdoshmërinë e vazhdimit te dialogut mes Kosovës dhe Serbisë drejt normalizimit të plote të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …