Shqipëria ka nisur sot procesin e vaksinimit kundër Covidit. Në një konferencë për mediet nga ambientet e stadiumit “Air Albania”, kryeministri Edi Rama, ka thënë se ndihej i lehtësuar pasi procesi i vaksinimi më në fund po nis. “Sot është një ditë e veçantë sepse nisim jetësimin e fushatës “Shqipëria buzëqesh” me vaksinimin anti-Covid. Për sa më takon dua të nënvizoj se ndihme vërtet i lehtësuar për faktin se jo vetëm kemi arritur në kushte aspak të lehta të sigurojmë 500 mijë doza nga Pfizer, por që sot nisim vaksinimin para afatit të përcaktuar”, ka thënë Rama. Në fjalën e tij, Rama nuk la pa e sulmuar Bashkimin Evropian, duke thënë se nëse Shqipëria do të priste nga skema COVAX do të ishte ende pa vaksina.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …