Kryeministri shqiptar, Edi Rama: Zgjidhja e problemit të Kosovës është e thjeshtë, njohja e plotë e Republikës së Kosovës nga Serbia

Edi Rama: Zgjidhja e problemit të Kosovës është e thjeshtë, njohja e plotë e Republikës së Kosovës nga Serbia

“Zgjidhja për problemin e Kosovës është e thjeshtë, njohja e plotë e Republikës së Kosovës nga Serbia, por, e di se kjo është më lehtë të thuhet sesa të bëhet kur e vendosi veten në këpucët e Aleksandar Vuçiq. Prandaj, aktualisht zgjidhja është që të punojmë fuqishëm së bashku”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama  në një intervistë ekskluzive për gazetën beogradase Blic. Në intervistën me titull: “E ndjej dhimbjen dhe vendosmërinë e Vuçiqit për ta zgjidhur problemin e Kosovës” ai ka folur për çështje të ndryshme, si iniciativa e Vuçiqit për Kosovën, (pa)mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe për basketbollin dhe artin. “Iniciativa e Aleksandar Vuçiq për ta nisur dialogun e brendshëm serb për Kosovën është një akt i lidershipit me të cilin ai e shpalosi një vizion kurajoz për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë. Kam respekt për iniciativën e tij që të ballafaqohet me të kaluarën në mënyrë frontale dhe jokonvencionale”, tha Rama. Sipas Ramës  tani për tani është e rëndësishme që të punojmë të gjithë së bashku për zgjidhje, me durim, në mënyrë direkte dhe jokonvecionale.  “Të gjithë duket ta kemi parasysh se gjetja e zgjidhjes për këtë çështje është në interes të të gjithëve, jo vetëm të shqiptarëve. Sa më shpejt aq më mirë”, tha Rama.  Lidhur me propozimin e shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq që problemi kosovar të zgjidhet me ndarje, kryeministri i Shqipërisë konsideron se  të fillohet që këtu nuk është aspak pozitive.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …