Më gëzon fakti që në radhët e bashkëqytetarëve maqedonas të shumtë janë ata që më drejtohen me uratat më të mira, tha Talat Xhaferi

Kryeministri, Talat Xhaferi, mbajti një fjalim në Konferencën e nivelit të lartë, kushtuar Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot në Tiranë, mbajti një me fjalim në Konferencën e nivelit të lartë kushtuar Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor, e cila është vazhdim i bisedimeve të filluara në Shkup muajin e kaluar. Ai  foli në kuadër të Panelit “Hyrje në tregun e vetëm”, me ç rast theksoi rëndësinë e Tregut të përbashkët rajonal si një mundësi për te përfitimet e tregut të brendshëm të BE-së. Kryeministri Xhaferi tha se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbështet fuqishëm Planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe se ai është mekanizmi më ambicioz i propozuar nga Komisioni Evropian që nga fillimi i procesit tonë të integrimit evropian, i cili potencialisht do të ndryshojë rajonin dhe do të përshpejtojë lëvizjen drejt Bashkimit Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi dorëzon materiale arkivore mbi represionin ndaj shqiptarëve në Institutin për Krime Lufte

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka dorëzuar një sërë materialesh arkivore Institutit …