Kryeministri, Talat Xhaferi, thotë se zgjidhja e tij në krye të Qeverisë së Maqedonisë, është sinjal i fuqishëm për një shoqëri multietnike

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka thënë zgjedhja e tij në këtë pozitë është një sinjal i fuqishëm për një shoqëri multietnike. Ai pas takimit me anëtarin e Parlamentit Evropian, Ilhan Kjuçukun, ka thënë se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE)  në vitin 20230 është synim real. “Takim miqësor dhe bisedë e hapur me Ilhan Kjuçukun për mua është veçanërisht i rëndësishëm mesazhi se zgjedhja ime për Kryeministër është sinjal i fuqishëm për rolin udhëheqës të shtetit tonë dhe provë për një shoqëri të suksesshme multietnike. Me mbështetjen e miqve si Ilhani, anëtarësimi ynë në BE në vitin 2030 është synim real”, ka shkruar Talat Xhaferi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar …