Mediet në Turqi bëjnë të ditur se kryeministri i këtij vendi, Binali Jëlldërëm shkon për për një vizitë zyrtare në Rusi. Ai do të pritet në takim nga homologu i tij rus, Dmitri Medvedev, ndërsa ende nuk është paralajmëruar edhe një takim i mundshëm me presidentin rus, Vladimir Putin. Gjatë diskutimit të çështjeve të bashkëpunimit dypalësh, tregtisë dhe turizmit, të cilat janë parashikuar në programin e vizitës, mund të shndërrohet në temë qendrore mënyra e pagesës në tregtinë ndërmjet dy vendeve me rubla dhe lira turke. Kjo u njoftua të dielën nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. “Do të fillojë të paguajë me rubla për çdo gjë që blejmë nga Rusia, kurse rusët për çdo gjë që blejnë nga ne do të paguajnë me lira turke”, – citon gazeta Hurrijet Daily News presidentin Erdogan. Sipas tij, Banka Qendrore e Turqisë i ka dhënë tashmë udhëzimet e duhura.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …