Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka pritur në një takim një delegacion të Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, është takuar sot me një delegacion të Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion të Shoqatës së Eksportuesve të Kosovës, të kryesuar nga Nexhat Hasani. Kryeministri Haradinaj është njoftuar me problemet me të cilat po përballen ata, duke filluar nga mos furnizimi i rregullt me energji elektrike, politikat e pafavorshme fiskale, ekonomia joformale dhe mungesa e fuqisë punëtore të specializuar në profile të ndryshme. Ndërkaq, kryeministri Haradinaj tha se nga ardhja e tij në krye të ekzekutivit të vendit janë ndërmarrë hapa në fuqizimin e prodhimit dhe do të punohet edhe më shumë që prodhuesit tanë të jenë konkurrentë në rajon. “Po punojmë që të krijojmë lehtësira për të gjithë prodhuesit, sepse rritja e eksportit shton vendet e punës dhe të ardhurat në Kosovë”, tha kryeministri Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …