Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur që nga mbledhja e sotme e qeverisë janë marr tri vendime. Ai përmes një postimi në rrjetin social ka treguar së për cilat vendime bëhet fjalë.
“Ambient më i mirë dhe edukim më cilësor për fëmijët tanë. Sot, në mbledhjen e Qeverisë, kemi marrë vendim: Nënshkrimin e marrëveshjes me BE-në për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e edukimit Erasmus plus dhe kështu dhjetëra të rinjve tanë t’i hapet rruga për edukim jashtë vendit. Nënshkrimin e marrëveshjes me Dukatin e Madh të Luksemburgut, projekt ky zhvillimor nga i cili Kosova përfiton asistencë prej 2 milionë euro dhe që i ndihmon vendit në rrugën e tij integruese. Përfitimi i grantit prej 4 milionë euro për Menaxhimin e Mbeturinave të Ngurta, blerja e pajisjeve, makinerive dhe kontenierëve dhe gjithashtu grant prej 1 milion e 466 mijë euro për studimin e fizibilitetit për Menaxhimin e Mbeturinave, hap i rëndësishëm për tërheqjen e investimeve të huaja në këtë fushë. Kosova po bëhet, ditë pas dite!”, ka shkruar Haradinaj.