Kryeministri Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, do të shfuqizoj pezullimin e vendimit për rritjen e pagave

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pranon kërkesën e LDK-së, thotë se bëri lëvizje politike

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë konferencës së jashtëzakonshme ka thënë se ka bërë lëvizje politike, pas arritjes së dakordimit mes partive politike, përpos Lëvizjes Vetëvendosje, për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. “Kam bërë një lëvizje poltike, në këtë rast kam bërë një dakordim me një kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo ka qenë kërkesa e LDK-së, si të tillë e kemi pranuar në mënyrë që të ecim përpara edhe pse mua s’më ka pëlqyer”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka theksuar se ende nuk është arritur konsensus me Listën Serbe. Ndërkaq, liderët e partive politike sot pasdite kanë arritur konsensus që ta ratifikojnë Demarkacionin në Kuvend, pasi është një nga kushtet kryesore për liberalizimin e vizave. Ndryshe, seanca për demarkacionin pritet të mbahet të mërkurën, ndërsa të gjitha partitë përveç VV-së dhe Listës Serbe kanë konfirmuar votën pro kësaj marrëveshjeje.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …