Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me aksidentimin dhe zhdukjen e dy policëve gjatë natës së mbrëmshme. Lajmi për zhdukjen e dy policëve tanë në lumin Lepenc është pikëllues. Ndajë shqetësimin me familjarë dhe miq në këtë fazë shumë të vështirë të shpresës dhe frikës.
“Është shumë pikëllues lajmi për zhdukjen e dy policëve të Kosovës në lumin Lepenc. Ndajë shqetësimin me familjarë dhe miq në këtë fazë shumë të vështirë të shpresës dhe frikës për fatin e policëve tonë. Ngjarjet si kjo na bëjnë të mos harrojmë kurrë se policia e Kosovës është ajo që me shumë mund dhe shpesh dhe sakrificë kujdeset që ne të jetojmë në ambient të sigurtë. Falënderoj të gjitha njësitë relevante, Policinë e Kosovës, FSK-në, zjarrëfikësit dhe të gjithë të përfshirët në kërkim të dy policëve tanë”, ka shkruar Haradinaj.