Në ditëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i shoqëruar edhe nga ministra dhe deputetë kanë vënë kurora lulesh pranë përmendores së komandantit Zahir Pajaziti. Me këtë rast, kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, tha se Zahir Pajaziti ka një rol të veçantë në lirinë dhe në kontributin për lirinë e Kosovës. “Sot me një pjesë të kabinetit qeveritar, deputetë, kolegë të tjerë nderuam dhe vumë lule tek shtatorja e heroit të kombit. Është ditëlindja e komandantit Zahir Pajazitit dhe ky gjest i sotëm, ky nderim është pikërisht përcjellje e porosisë për çka breza e breza janë flijuar, për çka ai ka një rol të veçantë në lirinë dhe në kontributin për liri”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …