Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj: Është koha që të angazhohemi për një mjedis të shëndoshë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës së Tokës, ka thënë se një ditë e tillë shërben që të ngritet vetëdija e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit dhe riparimin e dëmeve që i janë shkaktuar tokës.  Përmes rrjetit social, Haradinaj shkruan se është koha që të angazhohemi për një mjedis të shëndoshë, nga i cili sipas tij varet cilësia e jetës tonë.

“Dita e Tokës, e cila po shënohet sot në mbarë globin, na shërben ta ngrisim vetëdijen e përgjithshme që ta mbrojmë mjedisin dhe t’i riparojmë dëmet që i janë shkaktuar tokës. Duke e ruajtur ekosistemin, ajrin e ujin, bjeshkët tona, biodiversitetin, florën dhe faunën, sigurohemi se po e bëjmë më të mirën për vetën dhe brezat që vijnë. Është koha që të angazhohemi të gjithë për një mjedis të shëndoshë, nga i cili varet cilësia e jetës sonë”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …