Kryeministrin e Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e kanë sulmuar në një diskotekë në qytetin e Budvës. Sulmi kundër Abazoviqit ka ndodhur në diskotekën, Top Hill, e cila ndodhet në majë të Toplishit në Budvë. Në fillim njëri nga vizitorët kishte bërë përpjekej të afrohej dhe ta sulmonte. duke e sharë dhe duke e fyer, mirëpo sigurimi i kryeministrit ka reaguar me shpejtësi. Më pas ka reaguar edhe turma, por policia ka hodhur gaz lotsjellës dhe Abazoviqi ishte larguar Sipas informacioneve paraprake, ai është mirë dhe nuk ka marrë lëndime. Hetimet po i kryen nga policia lokale, e cila po merr të gjitha masat për identifikimin dhe ndjekjen penale të pjesëmarrësve në sulm.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …