Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka biseduar për Kosovën me shefin e BE-së, Josep Borrell, në Firence të Italisë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka biseduar për Kosovën me shefin e BE-së, Josep Borrell, në Firence të Italisë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka biseduar të premten në Firence të Italisë me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, zgjerimin e unionit, si dhe situatën në Ukrainë. Ajo ka thënë pas takimit se Serbia nuk ka lajme të mira për dialogun. “Ne folëm për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nuk kemi lajme shumë të mira, për të cilat foli edhe presidenti Aleksandar Vuçiq. Por ne po bëjmë më të mirën dhe gjithmonë dërgojmë të njëjtin mesazh, se paqja dhe stabiliteti janë më të rëndësishme për ne”, ka thënë Bërnabiq në Firence, ku mori pjesë në një tubim kushtuar situatës në BE, raporton Tanjug.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …