Ana Bernabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka ripërsëritur se në Kosovë s’ka pasur gjenocid kundër shqiptarëve, por kundër serbëve

E pyetur nga gazetari i Euronews albania, gjatë Forumit të Prespës që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, ajo tha se në vitin 2004 “kishte masakër ndaj serbëve”.  “Në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid. Nuk ka asnjë dënim apo rast që lidhet me këtë gjë. Territori i Kosovës deri sot është një prej territoreve post konflikti me më së paku persona të kthyer nga gjithë zonat e pas luftës në botë. Në vitin 2004 kishte një masakër. U rrënuan kisha e manastire, u vranë tetë serbë dhe janë dëbuar thuajse gjithë serbët nga territori i jugut të Ibrit, është bërë pastrim etnik i qyteteve. Prishtina, Gjilani, Gjakova dhe të tjerë”, ka thënë ajo. Jo veç gjenocidin në Kosovë, por politikanët serbë shpesh e kanë mohuar edhe gjenocidin në Srebrenicë. Serbia e akuzon Kosovën që po e pengon dialogun në tavolinën e Brukselit.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …