Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë” se “i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës” për këtë vizitë. “Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, është thënë në përgjigjen e ministrisë. Sipas njoftimit që e ka bërë e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Brnabiqi do të realizojë një vizitë një ditore në komunat veriore të Kosovës, përkatësisht në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq. Sipas këtij njoftimi, në vizitë do të jetë edhe Petar Petkoviq, drejtor i kësaj zyreje. “Kryeministrja do vizitojë qendrën e parë multimediale në veri të Kosovës… Pas kësaj ajo do të bëjë një vizitë te Manastiri i Banjskës në Komunën e Zveçanit”, është thënë në njoftim. E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se vizita e Brnabiqit ishte lajmëruar të enjten, 72 orë para vizitës “sipas marrëveshjes për vizita zyrtare”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …