Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, në një seancë të Kuvendit ka thënë se Serbia është afër një konflikti të armatosur me Kosovën. Si shkak për këtë situatë, ajo ka thënë se janë veprimet e njëanshme të Prishtinës. Brnabiq në seancën e Kuvendit të Serbisë ka ftuar edhe organizatat joqeveritare, të cilave iu ka thënë të flasin për torturat e përjetuara nga serbët në Kosovë. Mirëpo pas kësaj deklarate luftënxitëse, kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq ka folur lidhur me nevojën për paqe. Në këtë moment të gjithë duhet të bëjnë çmos për të ruajtur paqen ka thënë ajo.
