Ana Brnabiq thotë se nuk tërhiqet nga deklaratat skandaloze e raciste të bëra ditë me parë për shqiptarët

Kryeministrja serbe Brnabiq, thotë se nuk e ka të qartë rezolutën e Parlamentit Evropian për njohjen reciproke, Kosovë-Serbi

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, thotë se nuk e ka të qartë rezolutën e Parlamentit Evropian, e cila u miratua më 6 korrik dhe ku kërkohet që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje bazuar në njohjen reciproke. Brnabiqi thotë se supozon  vetëm se Parlamenti Evropian do të urdhërojë Komisionin Evropian që të ndryshojë atë pozicion negociues. Komisioni Evropian në dokumentin e tij zyrtar, për qëndrimin negociues të kapitullit 35, që në rastin tonë ka të bëjë me Kosovën dhe normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, nuk e përmend askund njohjen, por thotë normalizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve me Prishtinën. Nuk e kam të qartë se si do ta ndryshojë pozicionin negociues në mes të procesit të bisedimeve, sepse këto nuk janë ndryshime të vogla në rregulla. Do të ketë ndryshime të mëdha, tha Brnabiq.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …