Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit në Kukës, ka deklaruar se askush nuk na ndalon të bëjmë bashkimin doganor me Kosovën, pasi kjo është e drejtë e dy shteteve tona. Kreu i qeverisë deklaroi se kur flasim për dy vende pa dogana, nënkuptojmë bashkim doganor. I pyetur për komentet e ndërkombëtarëve, sipas të cilëve diçka e tillë do të ndodhte vetëm kur të hyjmë në BE, Rama tha se ata “nuk na ndalojnë dot dhe nuk kanë se si dhe as përse të na ndalojnë.” Lidhur me vonesat e aplikimit të nismës së dy qeverive, Rama deklaroi se Shqipëria është gati prej një viti, por Kosova jo. Kreu i qeverisë tha se në mbledhjen e dy qeverive në fund të nëntorit në Kosovë, do të vendoset bashkimi doganor, ku do të ketë vetëm një kontroll të përbashkët në kufi, ndërsa Durrësi do kthehet në doganë të përbashkët. Në Morinë do bëjmë një pikë të përbashkët me policë shqiptarë dhe nga Kosova dhe do kemi vetëm një kontroll, dhe jo dy palë doganierë dhe dy palë policë. Kjo bëhet për të lehtësuar sipërmarrjen dhe procedurat, që të mos detyrohen njerëzit të humbasin kohë me burokracitë, deklaroi Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …