leoni

Kryeminstri Haradinaj ka pritur sot deputetët e Bundestagut, bisedon për bashkëpunimin bilateral Kosovë – Gjermani

Kryeminstri Haradinaj pret në takim deputetët e Bundestagut, bisedon për bashkëpunimin bilateral Kosovë – Gjermani

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë detaje nga takimi i tij me dy deputetët e Bundestagut gjerman. Peter Bauer dhe Christian Schmidt po ashtu e shoqëruan Haradinajn në konferencën për media. “Kanë shpreh interesim për Kosovën dhe rajonin në vazhdimësi. Kemi biseduar për bashkëpunimin bilateral Kosovë – Gjermani që mund të bëjmë shumë më shumë. Shpreha falënderim për procesin e Berlinit, për ta ndihmuar rajonin duke e falënderuar edhe kancelaren Merkel”, deklaroi Haradinaj, përcjell lajmi.net. “Ne jemi Kosovë, dëshirojmë të mbetemi Kosovë, dëshirojmë t’i bashkohemi Evropës dhe të udhëtojmë lirshëm pa viza”, u shpreh ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Krasniqi: Ftesa e Kurtit për Abdixhikun, test për LDK-në dhe përpjekje për të dobësuar NISMËN

Opinionisti Albert Krasniqi ka komentuar ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për takim me …