Kryeministri, Albin Kurti lavdëron qeverinë e tij dhe vazhdon me akuza ndaj qeverive paraprake

Këshilli i Vetëvendosjes ka mbajtur mbledhjen e 55 të saj gjatë së cilës i janë bërë lavdata të shumta qeverisjes së Kosovës nga kjo parti. Gjatë fjalimit para të pranishmëve, shefi i Vetëvendosjes, njëherit edhe kryeministër i Kosovës, Albin Kurti theksoi se gjatë qeverisjes së tij, ka pasur tepër punë e shumë angazhime duke ia atribuar shumë arritje të Kosovës partisë që drejton. “Ne kemi hyrë në muajt final të qeverisjes sonë, shumë punë e angazhim gjatë këtyre ende më pak së katër vjet është bërë për çfarë është dashur zell e durim dije e qëndrim vizion e guxim për sukseset të cilët janë dalur në dritë tek këtë vit. Nga janari, qytetarët tonë po mund të udhëtojnë lirshëm gjithë zonën Schengen të Bashkimit Evropian” theksoi kryeministri, albin Kurti. Ai theksoi më tutje se “më në fund, e pas një kohe shumë të gjatë, me dekada e jo me vite e muaj, vrima prej të cilës rridhte pa ndërprerë e pa masë paraja e buxhetit tonë, po mbyllet njëherë e përgjithmonë”. Qeveria gëzon sot mbështetjen e qytetarëve së sa në kohën kur u formua në mars 2001. Populli ia del pa politikën dhe qeverinë, por politika dhe qeveria as Kuvendi nuk kanë kuptim pa popullin e që ky popull udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje” theksoi shefi i partisë Vetëvendosje njëheriedhe kryeministër i Kosovës, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …