Për vizitën e shefit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ka hyrë në Kosovë pa lejen e institucioneve të Kosovës, kryeministri Isa Mustafa theksoi se veprimet e tij janë veprime shumë të ulëta, sepse, shoton ai nuk hyhet në një shtet në mënyrë ilegale. Mustafa ka kërkuar nga BE-ja të mos e lejojë hyrjen e Gjuriqit në Kosovë, meqë vet nuk arrin ta pengojë. Gjuriq ditë më parë ka deklaruar se edhe Isa Mustafa ka hyrë ilegalisht në përcjellje të KFOR-it me rastin e përurimit të urës mbi Lumin Bistricë, në Veri të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …