Në letrën e Kryemyftiut të Bosnjës, Mustafa Ceriq drejtuar kryeministri Haradinaj thuhet:
I nderuar kryeministër Haradinaj,
Me një përshëndetje të mirë boshnjake të paqes dhe miqësisë, Qeverisë së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj ne boshnjakët nga Bosnja, të cilët e njohim Republikën e pavarur të Kosovës u shprehim mirënjohje. Në të njëjtën kohë, ju gjithashtu pranoni edhe keqardhjen tonë pse shteti i Bosnjës dhe Hercegovinës nuk e ka njohur shtetin e pavarur të Kosovës, të cilin e ka njohur bota demokratike dhe e civilizuar.
Boshnjakëve iu vjen turp për këtë, por ata janë të pafuqishëm për të hequr turpin e tyre, sepse ata janë pengje të politikës serbe, e cila nuk heq dorë nga hegjemonia e saj, në Ballkan, edhe pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Gjithçka filloi në Kosovë, por gjithçka po ndodh akoma në Bosnje dhe rreth Bosnjës. Kosova, ndërkohë, është rritur nga provinca në Republikë, dhe Republika e Bosnjës është gjithnjë e kthyer në një shtet vasal të dy fqinjëve të saj, nga të cilat Serbia është çdo ditë e më shumë agresive në skllavërimin e Bosnjës si politikisht ashtu edhe ekonomikisht.
Politika serbe jo vetëm që nuk e njeh vendimin e plotë të Gjykatës Ndërkombëtare të gjenocidit të kryer në Bosnje, por me këtë krim krenohet publikisht duke vlerësuar kriminelët e luftës si heronj kombëtarë si model për një brez të ri. Politika serbe në Bosnje me mbështetjen e Beogradit nuk sfidon vetëm shtetin boshnjak lidhur me të drejtën për të njohur shtetin e pavarur të Kosovës, por gjithashtu mohon të drejtën e Bosnjës për t’ u shprehur në gjuhën e vet boshnjake.
I nderuar kryeministër Haradinaj,
Natyrisht, ju nuk jeni adresa për keqardhjen kombëtare dhe shtetërore të Bosnjës, por historia boshnjake nuk është shumë e ndryshme nga historia e Kosovës në raport me politikën serbe. Por arsyeja që po ju shkruaj është vendimi juaj për të vendosur një detyrim 100% në produktet e importit nga Serbia dhe Bosnja. Ju, sigurisht, keni të drejtë për këtë vendim të njëanshëm. Dhe, më e rëndësishmja, ju keni fuqinë e shtetit për ta bërë atë pavarësisht nga Beogradi. Sepse Kosova nuk është më nën tutelën e Serbisë. Për fat të keq, Bosnja nuk ka fuqi shtetërore për të njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës dhe për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën, sepse këtë nuk e lejon Beogradi. për shkak se Bosnja është shteti vasal i Serbisë përkundër gjenocidit serb.
As boshnjakët e mirë, as ju, qytetarët e Kosovës, nuk mund të lirohemi plotësisht nga hegjemonia serbe. Por, ju, kosovarët mund të bëni diçka që boshnjakët e mirë nuk mund të bëjnë. E di, se shteti boshnjak nuk e meriton mirëkuptimin Tuaj, për shkak të marrëdhënieve të tij me shtetin e pavarur të Kosovës. Por, gjithashtu, ju e dini se shteti i Bosnjës, nuk i merr vetë vendimet për ndonjë çështje në Kosovë. Por dua që iu njoftoj se shumica e popullatës boshnjake njeh shtetin e pavarur të Kosovës dhe kultivon jo vetëm ndjenjat miqësore, por edhe familjare ndaj Kosovës. Nëse për asgjë tjetër, atëherë për shkak të kësaj shumice të boshnjakëve në Bosnje dhe në mbarë botën, e cila është nga zemra dhe shpirti e lumtur për çdo sukses kosovar. Andaj për këtë të mos na vini në të njëjtin nivel me Serbinë, sepse Bosnja në asnjë mënyrë nuk i takon asaj, sidomos pas gjenocidit serb mbi myslimanët. Identifikimi i Bosnjës me Serbinë është një fyerje e madhe dhe poshtërim për të gjithë boshnjakët liridashës por edhe për të gjithë shqiptarët në Kosovë dhe kudo ku janë ata
Unë nuk kam asnjë argument për mbrojtjen e politikës shtetërore të Bosnjës ndaj shtetit të pavarur të Kosovës, por shpreh keqardhje që Bosnja nuk është në gjendje të heqë zgjedhën e vendosur nga Serbia. Por kjo nuk do të thotë asgjë për ju në Kosovës. Ju prisni që Bosnja të jetë më e guximshme, por Bosnja, përsëri, pret që të tjerët të kuptojnë. Ju keni bërë mirë dhe kështu. Natyrisht, durimi juaj për qëndrimin e Bosnjës ka skaduar. Tani ju jeni të zemëruar me Bosnjën dhe me Serbinë. Edhe ndoshta pak më shumë sesa në Serbinë, sepse politika e mirë boshnjake nuk dërgon mesazhe të mira në Kosovë. Me sa duket, boshnjakët e mirë lënë politikën serbe për të përcaktuar politikën e Bosnjës ndaj Bosnjës në emër të Bosnjës.
Por kjo nuk është politika e vërtetë dhe autentike boshnjake. Ne ju bëjmë thirrje kosovarëve për të na marrë më afër me njëri-tjetrin, për të folur, për të negociuar, për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe të jemi me njëri-tjetrin më guximshëm në luftën për liri dhe të drejta. Është koha për një aleancë të vërtetë midis boshnjakëve dhe shqiptarëve, në Ballkan, për të mbrojtur kundër gjenocidit të ardhshëm serb. Sepse, ai që mohon gjenocidin e themeluar dhe të konfirmuar nga gjykata ndërkombëtare, është gati të kryejë gjenocid përsëri; sepse, ai që lavdëron krimet e luftës dhe kriminelët e luftës, thotë se gjenocidi ia vlen përsëri.
I nderuar kryeministër Haradinaj,
Ja përse kërkojmë për ta përjashtuar Bosnjën nga taksat. Këtë nuk e bëjmë vetëm për shkak të mijëra punëtorëve të Bosnjës, të cilët varen nga eksportet në Kosovë, por edhe për shkak të politikës suaj me qëllim për të dërguar një mesazh se Bosnja nuk është e njëjtë me Serbinë, sepse miqtë e mirë boshnjakë, pësuan të njëjtin fat me ju në procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Për më tepër, genocidi kundër boshnjakëve në Bosnjë, ishte një paralajmërim i fortë për bashkësinë ndërkombëtare se mund të kishte ndodhur edhe në Kosovë. Kjo ishte një nga arsyet kryesore pse Kosova përfundimisht arriti lirinë dhe pavarësinë e saj me mbështetjen ushtarake të bashkësisë ndërkombëtare, që është Amerika. Unë shpresoj që kosovarët të jenë të vetëdijshëm për këtë dhe të vlerësojnë sakrificën boshnjake për lirinë dhe pavarësinë e tyre.
I nderuar kryeministër Haradinaj,
Shpresoj që ta merrni këtë apel si zërin e viktimave boshnjake të gjenocidit serb në Bosnje. Prandaj, shpresoj që do ta ndryshoni vendimin tuaj lidhur me taksat në Bosnje. Punëtorët e Bosnjës do të ju falënderojnë, nëse shtetin boshnjak nuk e vëni të njëjtin nivel me Serbinë, e cila ka shkaktuar probleme të njëjta ose të ngjashme, në Bosnjë dhe në Kosovë.
Z. Haradinaj, duke vlerësuar luftën tuaj për Shtetin e pavarur të Kosovës, pranoni respektin tim personal dhe urimet më të mira për shëndetin tuaj, suksese, dhe urimet më të mira për progresin e Republikës së Kosovës.
Sinqerisht juaji,
Dr. Mustafa Çeriq
Reisu-l-ulema (1993-2012)
Komuniteti Islamik në Bosnje dhe Hercegovinë