Qeveria Kurti ka pranuar ta themelojë Asociacionin dhe ndërkombëtarët presin që kjo punë të kryhet shpejt. Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi përmendi 5 kritere për të cilat tha se ka pajtim në Bruksel, që kjo bashkësi komunash të mos jetë “Zajednicë”. Në Beograd e mohuan këtë. BE-ja s’i jep të drejtë asnjërës palë, por iu bën thirrje atyre që të mos e prishin zbatimin e marrëveshjes së fundit, që synohet të përfundojë deri në fund të vitit. Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq tha se kjo është një gënjeshtër e pastër e z. Bislimi. Në Bruksel nuk u përmend asnjë fjalë për pesë kriteret për Asociaiconin, për të cilat ai flet sot. Ata folën për Statutin e Asociacionit dhe Ekipin Menaxhues. Bislimi po i sajon sërish gjërat, duket se dëgjoi atë që donte, jo atë që thuhej, shkroi Petkoviq duke nënvizuar se Asociacioni mund të bëhet vetëm në përputhje me marrëveshjet nga viti 2013 dhe 2015. Në Bruksel nuk e kanë konfirmuar e as mohuar atë që e tha Bislimi.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …