Kryenegociatorët: Besnik Bislimi e Petar Petkoviq, do të takohen sot në Bruksel, për normalizimin e marrëdhënieve

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të takohen sot në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Takimin mes kryenegociatorëve e kanë paralajmëruar javën e kaluar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas bisedimeve të ndara që kanë zhvilluar me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell. Kurti dhe Vuçiqi nuk janë takuar bashkë, për shkak të, siç është thënë, kushteve që ka nxjerr kryeministri i Kosovës, e që nuk i pranoi presidenti i Serbisë. Kurti e ka kushtëzuar vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me tri kërkesa: nënshkrimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, tërheqjen e letrës me të cilën Serbia refuzoi zyrtarisht ta zbatonte marrëveshjen me Kosovën, dhe dorëzimin në Kosovë të Millan Radoiçiqit, i dyshuar për sulmin e armatosur në Banjskë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Izraelit, B. Netanjahu, fajësoi rrjetin televiziv “Al Xhazira” për nxitje të dhunës në Jeruslaem

BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …