Kryenegociatori serb, Petkoviq, ironizon e nënçmon kryetaren, Vjosa Osmani, para takimit në Bruksel

Kryenegociatori serb, Petar Petkovic, në cilësinë e zyrtarit të qeverisë së Serbisë, ka përdorur një retorikë ofenduese para takimit me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, në Bruksel. Petkovic, drejtor i “Zyrës për Kosovën” në qeverinë serbe, ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që ka shprehur pajtim të pjesshëm rreth propozimit amerikan për zgjidhjen e krizës së dinarit. Në një postim në gjuhën angleze dhe një tjetër në serbisht, Petkovic ka shprehur pohimet e tij, duke e akuzuar  për  “rrena” dhe për të mos arritur asnjë marrëveshje për dinarin. “Siç do të thoshte populli ynë, Vjosa Osmani po rren si qen! Asnjë pajtim për dinarin nuk është arritur, e ata që janë të mëdhenj e fuqishëm e vetmja gjë që po bëjnë është që popullit serb në Kosovë  t’ua imponojnë zgjidhjet”, ka shkruar Petkoviq në postimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …