leoni

Kryengritësit në Siri nuk do të ulin armët sepse nuk i besojnë Rusisë as Assadit

Grupet e kryengritësve  në Siri kanë deklaruar për BBC-në se ata nuk do të ulin armët sepse nuk besojnë se Rusia do të ndalojë fushatën ajrore në mbështetje të qeverisë. Kryengritësit janë skeptikë në lidhje me marrëveshjen që është arritur mes fuqive të mëdha për armëpushim në Siri. Ata kanë përsëritur kërkesën që Presidenti Bashar al-Assad të largohet nga posti i të parit të vendit, meqë është faktori ddhe shkatari kryesor për vrasjen e qindra mijëra sirianëve dhe shpërngulen e 10 milionë banorëve nga shtëpitë e tyre. Grupet si Ushtria e Sirisë së Lirë, Ahrar al-Sham dhe Fajalak al-Sham kanë thënë se nuk do t’i ulin armët derisa Bashar al-Assad të largohet, ndërsa shprehen se nuk iu zënë aspak besë rusëve. Ndërkohë, Assad ka deklaruar  se ka ndërmend të rimarrë nën kontroll të gjithë vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …