Kryeparja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka zgjedhur ditën e sotme të festave më të rëndësishme të kombit, për të ardhur e paftuar dhe e pa pranuar në Kosovë. Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë vizitës së saj policia do të kujdeset për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit në Kosovë. Ende nuk dihet mirë se cila do të jetë agjenda e ditës së kryetares së Gjykatës Speciale, Trendafilova. Dje Partia Socialdemokrate ka organizuar një aksion simbolik me rastin e ardhjes në Kosovë të kryetares së Gjykatës Speciale, me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova. Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka bërë thirrje për mobilizim qytetar për protestën e nesërme, me qëllim për të shprehur pakënaqësinë kundër vizitës së Ekaterina Trendafilovës, në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …