Kryeparlamentari Veseli: Afrimi dhe Fahriu ishin pushkët e para të lirisë

Kryeparlamentari Veseli: Afrimi dhe Fahriu ishin pushkët e para të lirisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot, në 28-vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, bëri homazhe dhe vendosi lule te vendi i rënies së tyre, në Lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se rënia e Afrimit dhe Fahriut, dy ideologëve dhe organizatorëve të lëvizjes ilegale të kohës, këtu e 28 vjet më parë, ishte humbje e madhe për këtë lëvizje, por njëkohësisht shërbeu si motiv për forcimin e radhëve të saj, intensifikimin e luftës për liri dhe rritjen e urrejtjes kundër pushtuesit. “Kanë kaluar 28 vjet nga rënia e Afrimit dhe Fahriut, por dhembja vazhdon të jetë e freskët. Jemi krenarë të gjithë ne që kemi pasur rastin t’i njohim personalisht. Ata ishin pushkët e para të lirisë, paraardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kombi shqiptar do të jetë përherë krenarë me ta, ndërsa gjeneratat e reja do të përulen me nderim para veprës së tyre. Po ashtu, jemi krenarë edhe me familjet e tyre dhe qëndresën që ato treguan ndër vite. Nuk do të harrojmë asnjëherë se sa e shtrenjtë ishte liria jonë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …