Kryekuvendari, Kadri Veseli, me rastin e fillimit punimeve të rrugës Klinë e Epërme – Komoran, ka thënë se në Kosovë po ndodhë zhvillimi dhe ndryshimi pozitiv. Sot jemi këtu, në fillimin e punimeve të kësaj rruge për të nderuar kujtimin e dëshmorëve e heronjve. Njëkohësisht, për të dëshmuar forcën tonë për të ecur përpara, forcën tonë për ta zhvilluar Drenicën, për ta zhvilluar Kosovën, për ta fuqizuar shtetin dhe garantuar të ardhmen e sigurtë për fëmijët. Ne e çliruam Kosovën. E bëmë shtet të pavarur dhe sovran. Kryeparlamentari Veseli propozoi që kjo rrugë moderne, nga Klina e Eperme e deri në Komoran, të marrë emrin e heroit kombëtar Shaban Polluzha. “Shaban Polluzha ishte ai që shtroi për ne rrugën e lirisë. Sot ne e nderojmë këtë burrë të madh të Kosovës duke i vënë emrin e tij kësaj rruge moderne të Kosovës moderne dhe të zhvilluar”, tha Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …